irana ia ka dalë të marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Kastriotit, teksa triumfojnë 3-0 në Air Albania, në sfidën për javën e 12-të të Kategorisë Superiore.

Goli i parë do vinte nga Seferi, pas 23 minutash lojë. I dyti mban firmën e po të njëjtit lojtar, i cili dërgon topin pas shpinës së portierit pas 44 minutash lojë. Krutanët nuk bënë dot asgjë, në një 90 minutësh për t’u harruar.

Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi është në vendin e parë me 27 pikë, 4 më shumë se Kukësi ndjekës, i cili do sfidojë Laçin. Situata te ekipi i Ndreut nuk është aspak e mirë, pasi e shohin veten në vendin e fundit, me vetëm 5 pikë.

Tirana 3-0 Kastrioti

(Seferi 21′, 44′, Ngo 74′)