Është mbyllur ditën e sotme java e 19-të e Abissnet Superiore. Laçi mposhti minimalisht 1-0 Vllazninë, ndërsa Kukësi fitoi në transfertë 0-2 ndaj Egnatias.

Ditën e djeshme, Tirana fitoi ndaj Skënderbeut 3-2, Kastrioti mposhti Dinamon 1-0, ndërsa Partizani mundi me rezultatin e thellë 0-4 Teutën në transfertë. Tashmë me mbylljen e sfidave është përditësuar edhe renditja.

Tirana vazhdon kryesimin e vetme me 43 pikë, ndërsa ndjek Laçi në vendin e dytë me 37 pikë dhe Kukësi në vendin e 3-të me 34 pikë. Vllaznia qendron në vendin e 4-të me 30 pikëm, kurse Partizani me 25 pikë në vendin e 5-të.

Me kete distance prej 13 pikesh, skuadra shkodrane duket se i ka dhene lamtumire njehere e mire gares per titullin kampion, ndonese jane per t’u luajtur edhe 17 ndeshje.

Gara për mbijetesë është bërë edhe më e ashpër pasi Dinamo renditet në vendin e 7-të me 19 pikë, Skënderbeu në vendin e 8-të me 16 pikë, po aq sa Egnatia në vendin e 9-të, ndërsa Kastrioti mbyll klasifikimin me 15 pikë.