Tirana e ka pasur në traditë që të afrojë lojtarët më të talentuar të Vllaznisë. Kështu ka ndodhur ndër vite. Bardheblutë janë vënë në kërkim të një portieri, ndërsa duket se i janë rikthyer “dashurisë së vjetër”.
Alen Sherri, “gardiani” i Vllaznisë duket e është sërish një objektiv në merkaton e skuadrës së Tiranës. Tirana është duke menduar për të ardhmen e portës, me Ilion Likën që edhe pse vazhdon të tregohet profesionist e të jap më të mirën sa herë që është në fushë, por i ka vitet e fundit të karrierës.
Alesio Abibi luajti në pjesën më të madhe të ndeshjeve të sezonit të shkuar, por që nuk dha edhe aq shumë garanci në sfidat e konsideruar si finale për Tiranën. Ndaj edhe bardheblutë, duket se kanë menduar që të përforcojnë edhe portën në sezonin e ardhshëm.
Megjithate kjo gje duket shume e veshtire per t’u arritur sepse Sherri ka edhe nje vit kontrate me ekipin e Vllaznise dhe drejtuesit shkodrane nuk kane nder mend ta lene te largohet sepse e konsiderojne nje element shume te rendesishem per skuadren e tyre ne Superlige gjate sezonit te ri.