Tirana u shpall kampione e Shqipërisë pas fitores 2-1 në derbin kundër Partizanit në derbin e kryeqytetit. Bardheblutë kanë pasur tri ditë pushim dhe vetëm ditën e djeshme janë rikthyer në stërvitje. Kristian Toshevski ka munguar në seancën stërvitore dhe pas dëmtimit që pësoi në derbi, është në dyshim për sfidën klasike kundër Vllaznisë.
Perpos ketij lojtari me shume siguri trajneri Shehi do te lere pushim edhe ndonje titullar tjeter dhe per t’u dhene mundesine atyre lojtareve qe jane aktivizuar me pak, te jene ne fushe ndaj Vllaznise.
Gjithashtu, në kampin bardheblu po punohet edhe për rinovimin e kontratave. Brenda dy ditësh, pritet që drejtuesit e Tiranës të vendosin përfundimisht për tre lojtarët, Toshevski, Najdovski e Toli, nëse do të ketë akord për rinovim apo jo.
Tirana do të marrë pjesë në UEFA Champions League në sezonin e ri futbollistik dhe merkato, konsiderohet tepër e rëndësishme për bardheblutë, që kanë nisur punën për të krijuar grupin që do të konkurrojë në Europë.