Një nga sfidat kryesore, të javës së 25-të të Abssinet Superiore, do të jetë ajo që do të luhet ditën e shtunë, në orën 16:45, në Shkodër, në mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Kështu, duket se ekipi kryeqytetas do të ketë mungesa në këtë përballje, për arsye kartonash. Dy nga lojtarët më të mirë të skuadrës, Kristijan Toshevski dhe Ennur Totre, do të mungojnë në sfidën e rradhës të kampionatit.

Mbrojtësi dhe mesfushori, morën kartonat e katërt të verdhë, në sfidën e fundit ndaj Partizanit. Kështu që, për pasojë, ata do të mungojnë në kampionat kundër Vllaznisë.

Duhet thënë se si Toshevski, ashtu edhe Totre, janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm për ekipin e Tiranës dhe kjo ndoshta mund të ndikojë paksa tek bardheblutë, por gjithsesi pritet të jetë një ndeshje e fortë mes dy ekipeve elitë të kampionatit shqiptar, ashtu siç i ka hije një klasikeje.
Maringlen ZHIVANI