Nje nga sfidat kryesore te javes se 30-te te Kategorise Superiore, do te jete ajo qe do te luhet diten e premte ne oren 17.00 ne kryeqytet ne mes Tiranes dhe Vllaznise.

Duket se te dy ekipet do te kene mungesa ne kete perballje si per arsye demtimesh, ashtu edhe kartonash. Tek Vllaznia eshte ne dyshim serish mesfushori Ramadani qe mungon prej disa javesh per shkak te nje demtimi ne kavilje.

Por sakaq, edhe një nga lojtarët më të mirë të skuadrës, Jurgen Çelhaka, do të mungojë në sfidën e radhës të kampionatit.

Mesfushori dhe një nga surprizat e sezonit mori kartonin e kuq në sfidën me durrsakët. Ai do të mungojë në kampionat kundër Vllaznisë. Gjithsesi, Çelhaka kthehet për transfertën e bezdisshme të Skënderbeut javën e 32-të të Kategorisë Superiore.