Tirana ka kthyer sytë nga Shkodra për merkaton. Bardheblutë synojnë firmën me dy lojtarët e Vllaznisë, Victor Da Silva dhe Fallou Diagne. Sipas newsport.al, të dy lojtarët janë pa kontrata pas ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë kundër Laçit dhe do të dëgjojnë ofertat në drejtim të tyre.
Diagne, 32 vjeç, ka një karrierë shumë të pasur, pasi ka luajtur në Bundesliga me ekipe si Freiburg e Werder Bremen, si dhe në Francë me Metz dhe Stade de Rennais. Këtë sezon, Diagne ka luajtur 30 ndeshje me Vllazninë, duke shënuar 3 gola.
Ndërsa Victor Da Silva, 27 vjeç, është një nga lojtarët më të mirë në Superiore. Në 34 ndeshje këtë sezon, braziliani ka shënuar 8 gola, si dhe ka asistuar 4 të tjerë.
I pari eshte larguar nga Vllaznia prej disa kohesh dhe eshte i lire per te firmosur per çdo ekip qe deshiron, nderkohe qe te dytit i mbaron kontrata pas pak ditesh dhe po ashtu edhe ai mund te firmose me kedo. Megjithate mbetet per t’u pare ne vijim nese keto levizje do te realizohen apo jo.