Tirana pretendon te fitoje Kupen e Shqiperise pasi ndodhet ne gjysmefinale e po ashtu synon te arrije fillimisht “Final 4” e me pas edhe titullin kampion, por ne fakt ende nuk dihet nese do te licensohet apo jo. Kjo sepse në fillim të muajit mars, Tirana është përballur me një tjetër bllokim të aksioneve. Ka qenë një shoqëri përmbaruese e cila ka depozituar urdhrin Nr.1766 Prot., nr.224 Prot., datë 26.02.2024, ku është urdhëruar: “Vendosja e masës së sekuestros konservative në aktivet që zotëron pala debitore shoqëria ‘Klubi i Futbollit Tirana’”.

Shuma nuk bëhet e ditur, por mbetet për t’u parë nëse ky vendim do të ketë ndikim te licencimi i skuadrës. UEFA ka kritere strikte kur është fjala për licencimin e klubeve të futbollit. Një nga kriteret bazë ështëqë klubi të shlyejë detyrimet ndaj lojtarëve. Kur nuk e bën, vijnë penalitete të rënda dhe klubet shqiptare e dinë mirë këtë gjë.

Tirana, për shkak të këtyre problemeve, rrezikon të mose marrë licencën për të luajtur në Europë. Nëse deri në 31janar të këtij viti ishin dy lojtarë të cilët kishin bllokuar afrimet te bardheblutë dhe për rrjedhojë Tirana nuk regjistroi asnjë të afruar, këtë mars lojtarët janë bërë tre.

Në sistemin e menaxhimit të merkatos së klubeve që kanë detyrime, tani janë tre lojtarë që kanë bllokuar Tiranën. Regjistrimi i fundit është kryer më 21 shkurt. Edhe pse nuk ka emër se cilit lojtari i takon ky bllokim. Fakt është që Fagu dhe bardheblutë, duhet t’i shkojnë deri në fund aventurës së tyre si në Kupë edhe në Superiore me lojtarët aktualë.