Air Albania Stadium”, “Shtëpia e Futbollit”, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe gjithçka tjetër që lidhet me futbollin në këtë vend është vetëm një fasadë, sa kohë në klubet elitare ka probleme nga më të çuditshmet.

Tirana e 17-vjeçarëve, që drejtohet nga Migen Memelli, kishte udhëtuar sot drejt Shkodrës për t’u përballur me KF Shkodra. Ndeshja, e programuar të niste në orën 17:00, nuk është zhvilluar. Janë vetë shkodranët që zbulojnë edhe arsyen e çuditshme.

“K.F.Shkodra U17 – K.F.Tirana U17, ndeshje e fituar në tavolinë për arsye se ekipi kundërshtar nuk kishte uniformën e dytë (duke pas të 2-ja ekipet uniformë të bardhë). Renditemi në vendin e 3-të”, shkruan akademia “KF Shkodra”, në faqen e saj në Instagram. /abcnews/