Laçi ka qenë shumë pranë surprizës në Shkodër teksa jo vetëm ka ndalur Vllazninë por ka qenë edhe shumë pranë fitores ndaj saj. E kemi fjalën për përballjen e ekipeve të 17 vjeçarëve të këtyre dy klubeve, e cila është luajtur sot paradite në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Kurbinasit që drejtohen nga trajneri shkodran Ylber Zani e kanë interpretuar në mënyrën e duhur ndeshjen dhe kanë udhëhequr 2-0 deri në minutën e 70-të por në fund gjithçka është mbyllur në barazpeshë 2-2 dhe ekipet kanë ndarë nga një pikë.

Laçi U17 e ka nisur me gol ndeshjen. Në minutën e 2-të ka fituar një 11-metërsh i cili është kthyer në gol nga ana e futbollistit Bytyçi. Po ky futbollist do të shënonte edhe golin e dytë 20 minuta më vonë dhe pjesa e parë kësisoj do të mbyllej me shifrat 0-2.

Nga ana tjetër, ekipi shkodran u gjend i papërgatitur nga kjo lojë e miqve dhe kanë reaguar me vonesë. Në minutën e 70-të ka qenë kapiteni Papaj ai që ka ngushtuar shifrat ndërkohë që tetë minuta para fundit, Vllaznia U17 do të fitonte një 11-metërsh të cilin do ta kthente në gol sërish Papaj.

Në minutat e fundit, pavarësisht përpjekjeve të ekipit shkodran nuk ka patur gol tjetër dhe kësisoj i gjithë takimi është mbyllur në barazim 2-2 dhe ekipet kanë ndarë nga një pikë dhe Vllaznia U17 është ngjitur tashmë në kuotën e 20 pikëve duke mbajtur vendin e dytë në renditje.

Ky mund te konsiderohet hap i gabuar per ekipin shkodran megjithate duhet thene se trajneri i ekipit kundershtar, shkodrani Ylber Zani e kishte ndertuar ne menyren e duhur lojen e kurbinasve te cilet me pak kujdes me shume, edhe mund ta kishin fituar ndeshjen.
© shkodrasport.com