Dje u zhvillua në Shënkoll ndeshja e Kategorisë Superiore U-21 mes vendasve dhe Tiranës. Sfida e mbyllur në barazimin 1-1 ka rezultuar një tmerr për bardheblutë, që janë grabitur dhe plaçkitur në dhomat e zhveshjes së kompleksit ku u zhvillua takimi.
Pas ndeshjes, lojtarët dhe stafi mik kanë konstatuar se ju mungonin sendet personale, telefona, portofola madje edhe veshje të ndryshme. Kështu, menjëherë është njoftuar policia e Lezhës, me drejtues, lojtarë dhe pjesëtarë të stafeve respektive që kanë bërë deponimet e tyre në polici.
Besohet se keqbërësi ose keqbërësit kanë fikur dritat në kompleksit, dëmtuar kamerat e sigurisë dhe më pas kanë vijuar me plaçkitjen. Gjithçka ka ndodhur në pjesën e parë të sfidës, ndërsa stafi dhe lojtarët bardheblu e ka vënë re këtë gjë vetëm në fund të ndeshjes.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Shënkolli, që ka dënuar aktin e turpshëm, duke i bërë thirrje policisë që të zbardhë ngjarjen.
Reagimi i klubit të Shënkollit:
“REAGIM:
Sot mbas ndeshjës “Shënkolli U21 – Tirana U21 ,
Ka ndodhur një gjest i ulet në dhomat zhveshjës,
lojtarëve të Tiranes i kan vjedhur 6 aparatë celular dhe një shumë prej 10.000 lek.
Shpresojmë që të zbardhet sa me shpejt nga organet përkatesë të cilët dhe ne si klub bashkë me ekipin e KF.Tiranes kemi bërë denoncim ne polici që të zbardhet sa më shpejt.
Fatkeqësisht ky akt mund ti ndodhë cdokujt, edhe ekipit tone. Na vjen keq për ekipin e Tiranes dhe lojtaret.
I bëjm thirrje Rajonit të Policise së Lezhës apo çdo njeriu që mund të na ndihmojë për të zbardhur si qeshtjë ti shkojmë deri në fund dhe shpresojmë të dalë në drite autori dhe te marrë denimin e duhur. Është një gjest i ulet që smund ta pranojmë. Ishte hera e parë që na ndodh dicka e tille dhe shpresojmë të jetë e fundit.