Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, pas ndeshjes me Kastriotin, ka preferuar që ta lërë pushim skuadrën deri të enjten.

Ai kërkon që ekipi të ketë pak qetësi para se të nisë përgatitjet për pjesën tjetër të sezonit. Vetë ngjeshja e takimeve e bën më të domosdoshme këtë pushim.

Ndërsa ndërprerja pritet të ndikojë për mirë jo vetëm në rritjen fizike të ekipit, por edhe tek rikuperimi i lojtarëve të dëmtuar në ditët e fundit.

Fokusi tashme do te jete i perqendruar tek sfida e rradhes, ajo qe do te luhet javen e ardhshme ne Shkoder ndaj Partizanit, ku padyshim qe do te synohet fitorja dhe ruajtja e vendit te pare ne renditje.

Fitorja ndaj Kastriotit ka rikthyer moralin ne skuader dhe tashme te gjithe duken me optimiste per vazhdimesine e sezonit. Vllaznia siç dihet ka objektiva si ne kupe ashtu edhe ne kampionat dhe shpreson t’ia dale me sukses per te arritur ate çfare synon.