Ndeshja Vllaznia-Lushnja, e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit, është bërë çështje në klubin shkodran, që është në hall për gjetjen e një stadiumi. Në stadiumin “Loro Boriçi” është e pamundur të luhet, pasi moti me reshje nuk e ka favorizuar fushën e tij. Janë dy stadiumet, ku mund të luhet kjo ndeshje sipas “VIP SPORT”.

Sipas saj, stadiumet e Kukësit dhe Krujës janë dy mundësi, pasi janë të lirë në mesjavë. Duhet thënë se stadiumi i Kukësit nuk parapëlqehet, pasi fusha është me bar sintetik. Ka pasur zëra për spostimin e ndeshjes në stadiumin e Lushnjës, siç ndodhi me Skënderbeun, por këtë variant drejtuesit e Vllaznisë e hedhin poshtë, pasi bëhet fjalë për një sfidë ndaj një rivali të momentit dhe nuk do të kishte sens të luhej në fushën e tij.
Stadiumi i Krujës, ku mund të luhet ndeshja.Ndërkohë, në klubin kuqeblu po mendojnë për t’iu drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit me një shkresë zyrtare, ku do t’i kërkojnë shtyrjen e ndeshjes me Lushnjën për një javë, kur stadiumi “Loro Boriçi” mund të jetë gati. Mbetet për t’u parë, nëse do të bëhet kjo shkresë dhe më pas nëse do të pranohet nga FSHF-ja.

© shkodrasport.com