Që prej ditës së djeshme dhe për një javë rresht, në Shkodër do të jenë duke u stërvitur sëbashku boksierët e tre ekipeve kombëtare të Rajonit, pikërisht ato të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Këto sportistë janë duke zhvilluar përgatitjet e fundit para pjesmarrjes në Lojërat Europiane që do të zhvillohen në Bjellorusi në datat 21- 30 qershor.

Trajneri i kombëtares shqiptare Zef Gjoni për “Shkodra Sport” shprehet se të tilla stërvitje, do të japin frutet e veta në nivelin e boksierëve në ndeshjet zyrtare. “Boksieret e Kosoves dhe te Maqedonise se Veriut kane shprehur deshiren per te zhvilluar nje stervitje te perbashket ketu ne Shkoder sepse kushtet qe u ofrohen jane shume te mira dhe ato kane mundesi te zhvillojne sparingje, çka i ndihmon per aktivitetin e rradhes.

Edhe kombetares tone i sherbejne keto sparingje te perbashketa dhe ne kemi pretendimet tona ne Lojerat Europiane, sidomos me Zenelin e Kajoshi, dy boksiere qe gezojne nje forme shume te mire sportive”- ka thene ai

Nga ana tjetër, Latif Demolli, sekretari i Federatës Kosovare të boksit, është i bindur se në këto Lojëra, Shqipëria dhe Kosova nuk do të ndahen pa medalje. “Pasi kemi zhvilluar nje stervitje 5 ditore ne Hercegnovi me boksieret e Malit te Zi dhe Bosnjes, tashme po zhvillojme edhe nje stervitje njejavore me boksieret e kombetares shqiptare dhe asaj maqedonase.

Jam shume i bindur se ne Lojerat Europiane te Minskut, boksieret shqiptare do te marrin medalje. E kam fjalen ketu per dy te Shqiperise, Kajoshin dhe Zenelin si dhe per Donjeta Sadikun dhe Patriot Behramin qe perfaqesojne Kosoven”- ka thene Demolli.

Boksierët e të tre kombëtareje do të stërviten në palestrën e klubit Vllaznia deri në fundin e kësaj jave e më pas do të marrin rrugën drejt Bjellorusisë ku do të synojnë të futen në zonën e medaljeve.
© shkodrasport.com