Mund të duket e pabesueshme, por sot në sport nuk ka asgjë të pamundur. Trajneri portugez Jose Mourinho mund të rikthehet në stolin e Chelsea. Kjo do të ishte hera e tretë që trajneri 56-vjeçar do të drejtonte “blues”.

Lajmin e konfirmon e përditshmja britanike “The Sun”, sipas së cilës trajneri është parë në Londër, duke takuar drejtues të lartë të skuadrës së Chelsea.

Kampionët e Europa League janë në kërkim të një trajneri, pasi italiani Maurizio Sarri do të rikthehet në Serinë A. Jose Mourinho është pa ekip që prej dhjetorit të vitit të kaluar, kur u shkarkua nga Manchester United. Ditët e fundit është përfolur se portugezi mund të drejtojë edhe skuadrën e Neëcastle, që do të ketë pronarë të rinj.

Gjithsesi, duket se një skuadër si Chelsea tërheq më shumë Mourinho, klub të cilin ai e njeh mirë dhe që sezonin tjetër do të luajë në Champions League.

Në total, portugezi ka kaluar 5 sezone me Chelsea në karrierën e tij, duke fituar 3 tituj kampion, 3 Kupa të Ligës, dhe një FA Cup. Gjithsesi, herën e fundit u largua pa nder, pasi u shkarkua nga “blues”./telesport/