Sportingu i Lisbonës ishte klubi i parë që lançoi në futbollin europian Kristiano Ronaldon. Tashmë klubi portugez ka kthyer sytë sërish nga Ronaldo, por këtë herë bëhet fjalë për djalin e 34-vjeçarit, Kristiano Xhunior.

Ekipi i Sportingut shpreson se djali i një prej futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit, të ketë trashëguar talentin e të atit.

Në fakt, Kristiano Xhunior pas transferimit të CR7 te Juventusi, i është bashkuar skuadrës U 9 të bardhezinjve. Djaloshi ka treguar se ka talent, ndërsa ndër moshatarët ëshët ai që ka spikatur më së shumti, duke realizuar një mori me gola.

Tashmë, mbetet një vendim për t’u marrë nga Ronaldo, nëse do t’a dërgojë djalin e tij në te Sportingu.Ndërkohë, Sportingu për të bindur familjen e Ronaldos, ka biseduar edhe me Dolores Aveiro, mamanë e Kristianos dhe gjyshen e Kristiano Xhunior për ta lejuar të bashkohet me akademinë e portugezëve./vipSport/