Vllaznia ka një ndeshje delikate për javën e 26-të, pikërisht ndaj Partizanit rival për titull më 3 prill në “Loro Boriçi”.

Skuadra ka gjithë kohën e nevojshme për ta përgatitur këtë takim, ndërkohë që nëse e kalon me sukses, atëherë edhe kalendari është në njëfarë mënyre aleati i shkodranëve për dy javët pasardhëse.

Pas ndeshjes me Partizanin, kuqeblutë do te luajne ne transferten e veshtire te Laçit dhe me pas kanë dy ndeshje më të lehta në letër, pikërisht ndaj Apolonisë në transfertë më 18 prill, si dhe kundër Skënderbeut në Shkodër më 24 prill.

Korçarët u kanë marrë shkodranëve vetëm një pikë, ndërsa në tri ndeshje që Vllaznia ka luajtur me fierakët, ka arritur vetëm fitore. Pas këtyre takimeve, kuqeblutë luajnë më pas me Tiranën në transfertë.