Sot, do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së nëntë të Kategorisë Superiore. Dinamo përballet me Egnatian në “Elbasan Arena”, aty ku skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi do të tentojë një rezultat pozitiv.

Sektori i Gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka caktuar për këtë takim si gjyqtar kryesor Klodian Shahinin. Newsport.al mëson se Eldorian Hamiti do të asistojë nga dhoma e VAR-it.

Ndërkohë një ndeshje tjetër që pritet me mjaft interes është ajo mes Kukësit dhe Tiranës. Dy skuadra pretendente për titull që do të kenë arbitër kryesor Andi Koçin.

Gjyqtari i kolegjiumit të Durrësit do të jetë i asistuar në VAR nga Enea Jorgji. Ky takim është programuar të luhet në orën 19:45 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndërsa ndeshja e Elbasanit do të zhvillohet në orën 16:45. /Newsport/