Tirana ka vazhduar edhe dje përgatitjet për derbin. Skuadra është plotësuar, ndërsa Shehi është marrë më shumë me anën fizike. I vetmi që ka probleme është Huseini, i cili shumë shpejt do të jetë me grupin, por me shumë mundësi do të humbasë derbin.

Gjithsesi, Tirana pritet të jetë e plotë në këtë derbi të parë këtë sezon. Bardheblutë, me në krye Shehin, kanë një rekord pozitiv në derbi. Prej pesë ndeshjesh nuk njohin humbje dhe nuk munden prej një sfide në kampionatin e para dy viteve.

Trajneri i Tiranës shpreson që me të kuqtë të ketë skuadrën të plotë dhe të luajë me gjithë më të mirët. Tirana në këto pesë javë të para ka grumbulluar tetë pikë, duke pasur dy fitore, dy barazime dhe një humbje. Prova e vërtetë e skuadrës së Shehit është Partizani.

Nëse fitojnë me të kuqtë ata janë pretendentë për titullin kampion. Tej të tjerave, deri në derbi ka më shumë se 10 ditë dhe Shehi ka luksin për të zgjedhur më të mirët.