Të mërkurën në 30 dhjetor 2020 janë programuar pesë duelet e fundit të këtij viti për Kategorinë Superiore. Në planet e javës së 12-të është edhe Klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Dueli është programuar për t’u zhvilluar në orën 13:45, kjo për shkak të problemeve elektrike në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Gazetari Ylli Aga për Gol pas Goli shpjegoi se po tentohet të zgjidhen problemet, duke bërë që ndeshja e shumëpritur të zhvillohet nën dritën e prozhektorëve, duke bërë që të spostohet pasditen e së mërkurës.

“Të mërkurë luhen pesë ndeshje dhe katër janë në 13:45. Mes tyre është edhe klasikja Tirana – Vllaznia. Po tentojmë të gjejmë marrëveshje që ndeshja të luhet me drita, pasi do shtonte vlerën dhe shikueshmërinë”, tha Aga mes të tjerash./newsport/