Tirana dhe Vllaznia u luajt pa tifozë dhe ndonëse bardheblutë patën njoftuar se shlyerja e dënimit niste që me ndeshjen e Kupës më 2 tetor kundër Shënkkollit, kjo nuk u mor parasysh. FSHF u kritikua për “piruetat” që bën me interpretimin e rregulloreve, por juristi i FSHF-së, Aldi Topçiu, ka bërë të qartë se Tirana ishte e kënaqur me vendimin e Disiplinës pas derbit.

“Vendimi i Disiplinës ka qenë shumë i mirëpritur nga të dyja ekipet e dënuara pas derbit (Tirana dhe Partizani). Jozyrtarisht pati edhe një lloj falenderimi për masën që u mor.

Bëhet fjalë edhe për ndëshkimet që u morën për idndivdë të caktuar, me qëllim që të mos mbyllej stadiumi i gjithi që mund të peshonte edhe për financat e klubeve”, tha ndër të tjera Topçiu në emisionin “Pressing” nw ABC News.

Me këtë logjikë i bie që Tirana është nxituar që iu mbylli dyert tifozëve për ndeshjen me Shënkollin. Mister mbetet se përse nuk u përdor e njëjta “formulë” si me rastin e Vllaznisë, e cila pak javë më parë ishte e dënuar, por arriti të paguante gjysmën e dënimit. Tirana mund të ishte treguar më këmbëngulëse për ta paguar gjysmën e dënimit për të pasur tifozët në krah sot.