Ardian Ismajli është vënë nën shënjestrën e dy klubeve të Serisë A në Itali. Mbrojtësi që aktivizohet me Hajdukun e Splitit në Kroaci është titullar absolut me klubin e tij, duke u aktivizuar në 15 takime gjatë këtij sezoni.

Sipas mediave kroate, për 23 vjeçarin kanë shfaqur interes Atalanta dhe Bolonja.

Dy klubet e Serisë A kanë dërguar përfaqësues për ta ndjekur nga afër shtatlartin. Rrethanat te klubi kroat janë të tilla që e shohin Ismajlin drejt një prej ligave më të forta në Europë.

Raportohet se janari mund të rezultojë deçiziv për lojtarin kuqezi, duke sjellë hapin e madh në karrierë.

Ismajli është aktivizuar në të gjitha ndeshjet që është grumbulluar me Kombëtaren tonë, duke veçuar sfidën e fundit ndaj Francës, pasi trajneri Reja preferoi ta lërë në stol./newsport/