Viktor da Silva nuk është ende i gatshëm për trajnerin Tomas Brdariç. Autori i tre golave në vetëm tri ndeshje të luajtura në fillimin e këtij kampionati vazhdon fazën e riaftësimit pas dëmtimit që pësoi ndaj Partizanit.
Kjo është një situatë e përsëritur me brazilianin, që ka shqetësuar jo pak stafin teknik.Megjithatë, vetë lojtari ka thënë për “Panorama Sport” se po e bezdis një dëmtim kronik në kavilje që prej muajit prill. Rikthimi i tij nuk dihet se kur do të ndodhë.
Nderkohe burime prane skuadres bejne te ditur se lojtari eshte duke u riaftesuar dhe eshte vazhdimisht nen vemendjen e stafit mjekesor.
Shpresat jane qe duke filluar prej se henes ai t’i bashkohet ekipit ne stervitje, megjithate kjo duhet pare. Da Silva ne ndeshjet qe ka luajtur, ka treguar se eshte nje element i rendesishem per Vllaznine teksa ka shenuare edhe tre gola ne po kaq ndeshje te luajtura.