Vllaznia është shpallur zyrtarisht kampione e edicionit futbollistik 2022-2023 në kampionatin e futbollit të vajzave. Kjo është hera e 10-të radhazi që kuqeblutë kurorëzohen me titullin ‘kampione të Shqipërisë’ në futbollin e vajzave. Vllaznia e mbylli kampionatin në kuotën e 54 pikëve pas 18 javëve të zhvilluara, ku ka njohur vetëm fitore, asnjë humbje dhe asnjë barazim.

Në ndeshjen e 18-të të kampionatit, Vllaznia mposhti rivalen direkt për titull, Tiranën. Vajzat kuqeblu triumfuan me rezultatin 3-0, me gola të Megi Doçit, Matilda Gjergjit e Gresa Berishës.

Në fund të takimit, u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve për të gjithë pjestëarët e Vllaznisë nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Bardhyl Jera, i cili gjithashtu i dorëzoi kapitenes së ekipit, Esmeralda Franja edhe trofeun e kampiones.

Padyshim qe ky moment festiv eshte shoqeruar me nje feste te madhe ne stadiumin “Loro Boriçi” sepse u kurorezua me sukses nje tjeter kampionat per vajzat kuqeblu qe tashme do te vendosin yllin e argjente ne fanellat e tyre.

Renditja përfundimtare:

Vllaznia 54 pikë

Tirana 48 pikë

Apolonia 42 pikë

Partizani 34 pikë

Kinostudio 27 pikë

KF Laçi 25 pikë

KF Teuta 21 pikë

Skënderbeu 3 pikë

Kukësi 0 pikë

Lushnja 0 pikë