Forma e tij sportive eshte shume e mire dhe ndoshta ky eshte kulmi i karrieres se tij. Per kapitenin e Vllaznise Erdenis Gurishta ka filluar te flitet gjithnje e me shume edhe per nje ftese per ne kombetare sepse ai e meriton kete gje. Kuptohet qe kjo eshte realizimi i nje endrre te madhe. Megjithate ai me shume sesa kete gje, duket se per momentin deshiron diçka tjeter.
Permes nje lidhje te drejteperdrejte, kapiteni i Vllaznise ka qene pjese e emisionit “Fax Sport” dhe i pyetur nga moderatorja nese do te preferonte qe kete sezon fitimin e titullit kampion me Vllaznine apo ftesen nga kombetarja shqiptare, numri 2 i kuqebluve eshte pergjigjur:
“Te jem i sinqerte do te zgjidhja titullin kampion me Vllaznine. Kjo eshte nje nga endrrat e medha te miat dhe shpresoj pse jo te me realizohet qe ne kete sezon”.
Gurishta eshte pyetur nderkohe edhe per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luhet te premten ne Shkoder ndaj ekipit te Laçit dhe per te eshte shprehur:
“Laçi se fundi ka fituar ndaj Tiranes dhe Teutes, dy skuadrave shume te forta dhe vjen ne Shkoder me moral te larte. Por edhe ne jemi me moral te larte sepse jemi 9 pike nga ndjekesit me te afert. Besoj se do te jete nje sfide shume e forte. Laçi na ka mundur fazen e pare 1-0, por mendoj se ishte nje humbje e pamerituar e jona. Jam i bindur se te premten do ia kthejme reston”./SHKODRA-SPORT.COM/