Talenti shqiptar me origjine nga Bajza e Malesise se Madhe Aristidi Kolaj, i dhuroi ditën e sotme fitoren skuadrës së Pro Patrias në sfidën ndaj Olbias e vlefshme për Serinë C italiane, që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve.

Në minutën e 53-të, Kolaj, sulmuesi 21-vjeçar i cili është në pronësi të Sasuolos, fitoi një 11-metërsh, të cilin e shndërroi vet në gol, duke i siguruar një sukses tepër të rëndësishëm skuadrës së tij.

Ky ishte goli i dytë në 16 javë për shqiptarin, i cili shpreson t’i ketë hapur rrugën një kalveri të gjatë realizimesh.

Me këtë fitore skuadra e Pro Patrias u ngjit në vendin e 5-të me 35 pikë. Për sa i përket Kolajt, ai është pjesë prej 2 sezonesh në këtë klub që militon në Serinë C italiane.