Filip Gligorov është larguar përfundimisht nga Vllaznia. Mbrojtësi maqedonas u afrua në merkaton e janarit në Shkodër dhe këtë sezon është aktivizuar në 23 ndeshje duke dhënë edhe 4 asiste.

26-vjeçarit I ka mbaruar kontrata me klubin dhe për këtë arsye I ka kërkuar drejtuesve që të largohet duke mos dashur të mbyll sezonin deri në fund, duke u bërë kështu largimi i radhës.

Edhe pse Vllaznia ndodhet në vështirësi të madhe pasi është në zonën “Play Out”, kjo nuk I ka bërë përshtypje lojtarit që prej disa ditësh nuk duket në Shkodër.

Nga ajo që shkruhet ditë te fundit në media, Gligorov pritet që mos të largohet nga Superliga shqiptare pasi Laçi thuhet se ka nisur kontaktet me mbrojtësin e krahut të djathtë për ta bindur të firmosi me skuadrën bardhezi.

Nje gje e tille ne fakt u mohua nga trajneri Armando Cungu, megjithate ajo qe mbetet eshte se Gligorov nuk do te jete me pjese e ekipit te Vllaznise.