Bajer Leverkuseni ka marrë një tjetër fitore në Bundesligën gjermane.
Ekipi i Çabi Alonsos ka mposhtur me rezultatin 3-0 Këlnin në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të kampionatit gjerman.
Golat u shënuan nga Hofman në të 22′, Frimpong në të 32′ dhe në të 67′ Boniface vulosi sfidën. Granit Xhaka duket se është kthyer në titullarin e padiskutueshëm teksa ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes.
Leverkuseni ka bërë një start fantastik teksa deri tani numëron 6 fitore dhe 1 barazim me Bajernin e Mynihut. Aktualisht ata ndodhen në vendin e parë me 19 pikë.