Ekipi i femrave “Atletik” per te dytin vit me rradhe do te perfaqesohet ne kampionatin kombetar me emrin “Laçi”, ne baze te marreveshjes te bere ne mes dy klubeve. Sezoni i ri nderkohe ka nisur me objektiva me te qarta per te dhe mesa duket do te kemi nje skuader me te forte dhe qe do te kete me shume objektiva.

Diten e djeshme, “Laçi/ Atletik” eshte ndeshur ne kompleksin “Zmijani” me ekipin pretendent te Tiranes dhe ne fund te ndeshjes eshte fiksuar rezultati 2-6 ne favor te vajzave bardheblu.

Takimi ne fakt nuk ka nisur mire per ekipin shkodran i cili i ka dhuruar dy gola kundershtarit i cili arriti te shenonte, por kuptohet jo per merite te tij. Por vajzat treguan karakter dhe arriten te ngushtonin shifrat me ane te futbollistes Rosela Vasa.

Kuptohet qe diferencat mes skuadrave dihen, por “Laçi/ Atletik” tregoi vlera dhe la te kuptohet se do te perballet si e barabarte me nje skuader si Tirana e cila eshte nder me te mirat e kampionatit. Ne momente te caktuara loja ka qene e barabarte, por edhe kete here ka rene ne sy arbitrimi me probleme nga kryesorja Cemeri dhe asistentet e saj.

Ne nje moment, portierja Durmishi e ekipit te Tiranes ka goditur me shkelm lojtaren e “Laçi/ Atletik” dhe fare mire duhej ta kishte ndeshkuar me karton te kuq, por ne fakt nuk i ka akorduar as te verdhe. Pa permendur edhe ndonje moment tjeter kur vendimet e arbitres ishin shume te njeanshme.

Vajzat shkodrane nuk hoqen dore asnjehere nga perpjekjet e tyre per te luajtur si te barabarta me Tiranen dhe shpeshhere ia dolen duke luajtur ne sulm, por nje menyre e tille loje sigurisht qe beri te krijoheshin hapesira prapa dhe si rrjedhoje erdhen golat e kundershtarit.

“Laçi/ Atletik” gjeti forca shenoi edhe nje gol te dyte serish me autore Rosela Vasen, madje ka shenuar edhe dy gola te tjere qe u anulluan per pozicion jashte loje. Nje tjeter vendim ky i dyshimte i asistentes qe ka irrituar jo pak futbollistet dhe stafin e kesaj skuadre. Perfundimisht 6-2 per Tiranen.

Per trajnerin e “Laçi/ Atletik” Elis Legata, ekipi ka treguar nje rritje te ndjeshme ne krahasim me sezonin e kaluar dhe per kete arsye kerkojne edhe arbitrim me korrekt. Madje per kete arsye, ne ndeshjet e ardhshme do te mundohen te kene me vete edhe kamera ne menyre qe te evidentohen padrejtesite qe mund t’i behen ketij ekipi./SHKODRA-SPORT.COM/