Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për MCN TV, pas humbjes që skuadra e tij pësoi ndaj Laçit.Tekniku i korçarëve deklaroi se kundërshtari e meritoi fitoren, ndërsa shtoi se ekipi i tij ishte dobët. Gjithashtu Gvozdenovic deklaroi se skuadra u shfaq më mirë me skemën 4-3-3, ndryshe nga ajo që bëri me skemën 3-5-2 në pjesën e parë.

“Laçi e meritoi fitoren dhe i uroj suksese. Në 25 minutat e para, krijuan shumë raste. Edhe ne kishim dy raste të mira me Nikajn, por mungoi pasimi i fundit. Nuk isha i kënaqur me pjesën e parë, në të dytën bëmë më mirë.

Qarkulluam topin, por përsëri nuk krijuam raste. Laçi e meritoi fitoren. Pas kësaj humbje, mund të them që mund të luanim 4-3-3, por nuk është problem skema. Ne i provuam të gjitha, por sot ishte e vështirë dhe ky ishte rezultati.

Sot nuk ishim në momentin si dikur,. Nuk kishim ekuilibër prapa dhe nuk ishim afër për topin e dytë. Ishim dobët sot. Çunat bënë atë që ne kemi mundësi. Sot nuk ishim mirë.

Vetëm sot nuk ishim mirë me skemën 3-5-2. Edhe vitin e kaluar kemi luajtur 4-3-3 ashtu si në miqësore. Skënderbeu luan me të dyja skemat. Me 4-3-3 ishim më mirë se në pjesën e parë”- u shpreh Gvozdenovic.