Ne ndeshjen e djeshme ndaj Flamurtarit, ne porten e Vllaznise nuk ka qene Sherri por maqedonasi Efremov. Ndonje gabim i bere nga shkodrani ne ndeshjen e kaluar ndaj Partizanit, duket se i ka kushtuar shume atij.

Me shume te ngjare ne fakt Efremov pritet te jete ne porte edhe te dielen ne ndeshjen e fundit, ate te play-out ndaj Beselidhjes. Ka qene vete trajneri Dedja qe pas ndeshjes se djeshme u shpreh se ne fushe kishte hedhur ate 11-she me te cilen mendon te luaje edhe ne sfiden e play-out.

Kjo do te thote se maqedonasi i ardhur ne fillim te shkurtit ne Shkoder te jete me perpara sa i takon shanseve te aktivizimit ne kete sfide, por gjerat mund te marrin rrjedhe tjeter.

Ndaj vlonjateve ai ne dy- tre momente ka shpetuar porten e tij por ka paraqitur edhe ndonje pasiguri ne momente te veçanta ne zoterimin e topit, por pa i kushtuar skuadres. Gjithsesi te dielen nuk duhet te gaboje dhe tashme mbetet per t’u pare se cila do te jete zgjedhja perfundimtare e stafit teknik.
www.shkodrasport.com