Ekipet e “Atletik Klub Shkodra” kane marre dy rezultate pozitive edhe ne ndeshjet e sotme, te vlefshme per kampionatet kombetare te kategorise se pare per grupmoshat U14 dhe U15.

Atletik U15 ka luajtur ne Durres ndaj ekipit “Shqiponja” dhe ka fituar me rezultatin e thelle 7-1. Dy prej futbollisteve te kesaj skuadre, pikerisht Viktor Luka dhe Armando Vuksani kane shenuar secili nga dy gola ne kete ndeshje duke dhene kontributin e tyre ne fitoren e saj.

Tre golat e tjere nderkohe jane shenuar nga Gelsi Nuha, Klodjan Qytetaj dhe Arsenid Kastrati, nderkohe qe goli i vetem per ekipin Shqiponja eshte shenuar nga Gashi ne minuten e 40-te te ndeshjes.

Pas javes se 15-te, “Atletik” U15 tashme ka 37 pike te grumbulluara dhe vazhdon te mbaje vendin e dyte pas Apollo 2016 qe kryeson renditjen me dy pike me shume sesa ekipi shkodran i trajnerit Saimir Kaloshi.

Nga ana tjeter, Atletik U14 ka luajtur ne Shkoder ndaj ekipit te Lushnjes dhe ka barazuar me rezultatin 1-1. Ka qene ekipi shkodran ai qe kaloi i pari ne avantazh me ane te futbollistit Arjon Osmanaga, por ka barazuar Liçka per miqte. Me barazimin e sotme, ekipi shkodran i drejtuar nga trajneri Eder Zmijani eshte ngjitur ne kuoten e 12 pikeve dhe mban vendin e tete te renditjes./www.shkodrasport.com/