Futbollistët me origjinë shqiptare janë të shpërndarë në mbarë Botën e sidomos në vende si Italia apo Greqia. Së fundmi një emër i ri ka dalë në skenë në Greqi.
Bëhet fjalë për Dejvid Janaqi. Futbollisti me origjinë nga qyteti i Korçës, por i lindur në shtetin helen, ka firmosur para pak orësh kontratën e tij të parë si profesionist.
Janaqi është i datëlindjes 21.07.2003, pra vetëm 18-vjeçar. Ai aktvizohet si mbrojtës apo mesfushor i krahut të djathtë ku njihet për sprintet e tij dhe pasimet e sakta.
Kjo gjë ka bërë që të bie në sy të drejtuesve të Apollon Smyrna në Greqi. Djaloshi ka firmosur kontratën e tij dhe po hedh hapat e parë si profesionist.
18-vjeçari është edhe pjesë e vazhdueshme e kombëtares sonë u-19, ku shpesh trajneri shkodran Armando Cungu e ka pasur nën urdhërat e tij.
Endri ÇINARI