Vllaznia mori nje barazim me Partizanin ne ndeshjen e fundit dhe ne Shkoder nuk jane te kenaqur shume me kete fakt sepse kuqeblute e kishin ne dore fitoren. Te njejten gje mendon edhe mesfushori i saj Ardit Krymi i cili ne nje prononcim per “Panorama Sport”, ka folur jo vetem per kete ndeshje, por edhe per startin e kampionatit e gjera te tjera.

“Sa i takon ndeshjes me Partizanin, ashtu si e nisem takimin dhe si po e administronim ate, mendoj se lame dy pike. Na ndodhi e njejta gje si ne ndeshjen me Teuten. Me vjen keq qe nuk arritem te merrnim maksimumin ne kete ndeshje.

Pese pike qe kemi marre ne tre ndeshjet e para te kampionatit mendoj se nuk eshte starti me i mire, por gjithsesi eshte pozitiv sepse kemi luajtur ndaj tre skuadrave rivale.

Pesojme shume gola? Faji eshte i gjithe skuadres dhe jo vetem i mbrojtjes, ashtu siç eshte merite e gjithe skuadres kur shenojme. Vllaznia sivjet ka diçka te mire se i ka te dubluar te gjithe rolet ne fushen e lojes”- eshte shprehur numri 6 i kuqebluve.

Nderkohe pas dy ditesh Vllaznia do te luaje ne Korçe ndaj Skenderbeut dhe i pyetur ne lidhje me kete ndeshje, Krymi do te shprehej: “Nje perballje shume e veshtire. Asnje ekip nuk eshte i lehte, por ne kete takim do te kerkojme vetem maksimumin”./SHKODRA-SPORT.COM/