Tjeter përforcim për ekipin e Vllaznisë. Drejtuesit e saj kanë rënë dakord me një tjetër futbollist i cili pritet të zyrtarizohet shumë shpejt e më pas të veshë fanellën kuqeblu.

Bëhet fjalë për mesfushorin boshnjak të lindur në Gjermani, Elvedin Heriç. Siç ka bërë të ditur vetë klubi shkodran, me lojtarin është rënë dakord që të vishet kuqeblu për dy sezonet e ardhshme.

24 vjeçari ka mbërritur sot në Shkodër dhe do të vihet menjëherë nën urdhërat e trajnerit Brdariç. Ai konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për ekipin e Vllaznisë, pikërisht në repartin e mesfushës ku do të mbushë boshllëkun e krijuar nga largimi i Herald Markut.

Ky lojtar ka luajtur në sezonin e kaluar me ekipin SV Kapfenberg në ligën e dytë austriake dhe tashmë me Vllazninë do të tentojë të tregojë vlerat e tij më të mira./SHKODRA-SPORT.COM/