HomeKRYESORETjetër gol i Antonio Markut për Vëllaznimin e Gjakovës

Tjetër gol i Antonio Markut për Vëllaznimin e Gjakovës

Paraqitjet e mira të tij vazhdojnë dhe Antonio Marku ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij, Vëllaznimi, në përballjen e djeshme ndaj AN, që përfundoi me humbjen e ekipit të tij, 2-3.

Mbrojtësi shkodran shënoi golin e dytë në këtë përballje në minutën e 60-të, teksa barazoi shifrat, por miqtë shtuan presionin dhe në minutën e 87-të, pak para fundit të ndeshjes, shënuan edhe golin e fitores.

Pas kësaj humbjeje, ekipi i Markut, Vëllaznimi renditet në vend të gjashtë me 25 pikë. Ky është sezoni i tretë i Antonio Markut në Kosovë, teksa për një sezon luajti me Drenicën, ndërsa tashmë prej dy sezonesh është pjesë e ekipit të Vëllaznimit, që ndodhet në Ligën e Parë të Kosovës.

Me humbje, ekipi gjakovar duket se eshte larguar perfundimisht nga shpresat per te zene nje vend qe do ta çonte ne Superlige.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments