Paraqitjet e mira të tij vazhdojnë dhe Antonio Marku ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij, Vëllaznimi, në përballjen e djeshme ndaj AN, që përfundoi me humbjen e ekipit të tij, 2-3.

Mbrojtësi shkodran shënoi golin e dytë në këtë përballje në minutën e 60-të, teksa barazoi shifrat, por miqtë shtuan presionin dhe në minutën e 87-të, pak para fundit të ndeshjes, shënuan edhe golin e fitores.

Pas kësaj humbjeje, ekipi i Markut, Vëllaznimi renditet në vend të gjashtë me 25 pikë. Ky është sezoni i tretë i Antonio Markut në Kosovë, teksa për një sezon luajti me Drenicën, ndërsa tashmë prej dy sezonesh është pjesë e ekipit të Vëllaznimit, që ndodhet në Ligën e Parë të Kosovës.

Me humbje, ekipi gjakovar duket se eshte larguar perfundimisht nga shpresat per te zene nje vend qe do ta çonte ne Superlige.
Maringlen ZHIVANI