Një tjetër lojtar shqiptar do të luajë në kampionatin hungarez. Pasi Myrto Uzuni firmosi me Ferencvaroshin, lojtari i përfaësueses së Kosovës Lirim Kastrati ka firmosur për 4 vite për ekipin e Ujpeshtit.

Mbrojtësi dhe mesfushori me tipare shkatërruese ishte pjesë e Bolonjës, por nuk mundi të debutonte këtë sezon në Serinë A.Kastrati është produkt i akademisë së Romës.

Ne kete menyre tashme sportdashesit shqiptare do te kene interes per te ndjekur edhe kampionatin hungarez te futbollit, per te ndjekur pikerisht keta dy futbolliste.

Gjeografia e futbollisteve shqiptare zgjerohet edhe me teper dhe duket se ky eshte nje moment i mire per ta, megjithate duhet pritur ta shohim paraqitjen e tyre ne fushen e lojes, me skuadrat e reja.