Pas daljes ne finalen e Kupes se Malit te Zi, skuadra e shqiptareve te Malit te Zi, Deçiq i Tuzit pasditen e sotme ka arritur nje tjeter sukses.
Me fitoren ne transferte 2-1 ndaj Sutjeskes ne Nikshiq, kjo skuader eshte rikthyer ne vendin e dyte ne renditje dhe jo vetem kaq, por me kete fitore ajo ka siguruar matematikisht edhe kualifikimin per ne Kupat e Europes tre jave para fundit te kampionatit.
Ndeshja e sotme ne transferte ka qene shume e veshtire por edhe e rendesishme sepse Sutjeska jo vetem luante ne fushen e vet, por ndodhej edhe ne vendin e dyte te renditjes, me nje pike me pak se Deçiq.
Nga ana tjeter ka qene Sutjeska qe ka shenuar e para me ane te Markoviç por tuzianet kane arritur te permbysin gjithçka me ane te golave te shenuar nga Vuljaj dhe Adroviç.
Me kete fitore, Deçiq eshte ngjitur tashme ne kuoten e 53 pikeve dhe mban vendin e dyte ne renditje nderkohe qe prej dites se sotme ka siguruar edhe matematikisht kalimin ne Kupat e Europes. Ky ka qene edhe objektivi i kesaj skuadre e cila ka ardhur nga kategoria e pare e futbollit malazez dhe kete sezon ishte surpriza e madhe e tij./SHKODRA-SPORT.COM/