Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETomislav Bushiç divorcohet pa kushte me Flamurtarin, drejt klubit tjetër të Superiores

Tomislav Bushiç divorcohet pa kushte me Flamurtarin, drejt klubit tjetër të Superiores

Tomsilav Bushiç nga sot nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Flamurtarit. Në fakt, ishte një largim i paralajmëruar ky i vlonjatit nga kuqezinjtë, pasi këta të fundit janë duke kaluar një krizë financiare, që vjen si rrjedhojë e një ngërçi mes presidentit Idrizi dhe Bashkisë së Vlorës.

E megjithatë, Bushiç kishte paralajmëruare dhe me zgjidhje të skuadrës në mënyrë ligjore për mosrespektim të saj nga ana e punëdhënësit që është klubi Flamurtari.

Mirëpo, sot, nga sa bëhet e ditur palët janë ndarë pa kushte. Bushiç është i lirë, ndërsa Flamurtari nuk do të sanksionohet në të ardhmen nga lojtari.

Me shumë gjasa, Bushiç pritet që të firmosë në radhët e skuadrës së Teutës së Durrësit, skuadër që ka shfaqur interes prej kohësh për sulmuesin e dalluar kroat që më parë në Superiore ka luajtur edhe me Vllazninë e Tiranën duke spikatur si shënues./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments