Me ardhjen e Kristof Piontek, kuqezinjtë e çojnë në 16 numrin e afrimeve në vijën e parë në katër vitet e fundit. Pak rëndësi ka në verë apo në dimër, nevoja për golat ka bërë që kuqezinjtë të kenë investuar shumë për vijën e parë.

Sulmues krahu (Deulofeu apo Çerçi) dhe pyka si Andre Silva apo Fernando Torres nuk kanë mundur të shuajnë etjen e “Djallit” për gola. Në këtë mision kanë dështuar në thuajse 2 mijë ditët e fundit, të talentuar si Destro e Baloteli, por edhe ekspertë të zanatit, si më i fundit, Gonzalo Higuain.

Nga 16 afrime të bëra në katër vite, vetëm Suso i ka shpëtuar valës së largimeve, teksa Çalhanoglu dhe Borini janë ende në luftë me zërat e merkatos.