Tomsilav Bushiç nga sot nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Flamurtarit. Në fakt, ishte një largim i paralajmëruar ky i vlonjatit nga kuqezinjtë, pasi këta të fundit janë duke kaluar një krizë financiare, që vjen si rrjedhojë e një ngërçi mes presidentit Idrizi dhe Bashkisë së Vlorës.

E megjithatë, Bushiç kishte paralajmëruare dhe me zgjidhje të skuadrës në mënyrë ligjore për mosrespektim të saj nga ana e punëdhënësit që është klubi Flamurtari.

Mirëpo, sot, nga sa bëhet e ditur palët janë ndarë pa kushte. Bushiç është i lirë, ndërsa Flamurtari nuk do të sanksionohet në të ardhmen nga lojtari.

Me shumë gjasa, Bushiç pritet që të firmosë në radhët e skuadrës së Teutës së Durrësit, skuadër që ka shfaqur interes prej kohësh për sulmuesin e dalluar kroat që më parë në Superiore ka luajtur edhe me Vllazninë e Tiranën duke spikatur si shënues./vipsport/