Klubi i Partizanit ka vendosur çmime popullore për një nga ndeshjet më të shumëpritura të kësaj jave në Superiore, atë ndaj Vllaznisë. Rivaliteti i krijuar mes dy skuadrave në vitet e fundit, por edhe situata e tyre në klasifikim, ka bërë që të kuqtë të mendojnë që të kenë sa më shumë tifozë në impiantin “Air Albania”.

Kështu, për duelin e të shtunës, Partizani ka vendosur që çmimet të jenë popullore për të gjithë ata që duan të ndjekin këtë duel. Ndaj biletat do të fillojnë nga 300 lekë në tribunat pas porte, në 500 lekë për tribunën ballore dhe vetëm në tribunë kryesore do të ketë çmime që arrijnë shifrën deri në 3000 lekë.

NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVE

FK PARTIZANI – KF VLLAZNIA

E SHTUNË 19 SHKURT 16:45

FK Partizani njofton se për takimin Partizani – Vllaznia i vlefshëm për javën e 21 të Kampionatit, çmimet e biletave në Tribunat respektive të “Air Albania Stadium” do te jenë:

Biletat në Tribunat Qëndrore:

Sektori: VIP GOLD W104 do të kushtojnë 3 000 Lek (të reja)

Sektorët: W101, W102, 103, W105, W106, W107 do të kushtojnë 2 000 Lek (të reja)

Biletat në Tribunën përballë:

Sektorët: E102, E103,E104,E105,E106,E107, E108, do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Biletat në tribunat pas porte:

Sektorët: Nga N101 deri N106 do të kushtojnë 300 Lek (të reja)

Sektorët: Nga V101 deri V103 do të kushtojnë 300 Lek (të reja)

Sektorët e rezervuar për tifozerinë mike nga Shkodra do të jenë: W105, W106, W107, V101, V102, V103

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga e dita e enjte dhe në vazhdim çdo ditë ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.