Qe prej te henes ka nisur ne Shkoder edicioni i radhës i kursit të licencimit për trajnerë të nivelit UEFA B, që organizohet nga Departamenti i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit. Kursi i UEFA B, që është i rezervuar për ish-lojtarët profesionistë që kanë luajtur minimalisht 3 vite në Kategorinë Superiore dhe 5 vite aktivizim në Kategorinë e Parë, po zhvillohet në qytetin e Shkodrës dhe në të marrin pjesë rreth 30 pjesëmarrës.

Kursantët vijnë nga qytete të ndryshme të veriut të Shqipërisë, por në të marrin pjesë edhe ish-futbollistë apo futbollistë të njohur si Mërgim Mavraj, Ermir Lenjani, Vullnet Basha, Gent Muça apo edhe emra të tjerë të kampionatit shqiptar.

Por nder te tjera, pjesmarres ne kete kurs jane edhe 5 trajnere shkodrane duke filluar nga Erind Selimaj, Arsen Hajdari, Valmir Kurti, Ergi Borshi, Armando Simoni dhe Ergys Mehja. Bashke me ta eshte edhe koplikasi Denis Çokaj. Disa prej tyre vazhdojne te luajne futboll, por nderkohe duan te marrin edhe licensat perkatese sepse e shohin veten ne trajnim ne te ardhmen.

Pjesa e parë e kursit do të trajtojnë njohuritë teorike në elementët bazë të trajnimit, mjekësisë dhe psikologjisë sportive, teksa lektorët e kursit janë emra të njohur në fushën e trajnimit.

Pas fazës së parë kursi do të rikthehet më 23 maj 2022 për pesë ditë me radhë, ku pjesëmarrësit do të testojnë në praktikë njohuritë e marrë dhe do të zhvillojnë hapat e para të trajningut dhe mënyrave që duhet të përdorin për stërvitshmërinë e një skuadre.

Do të jenë katër faza në total për të kompletuar marrjen e licencës UEFA B, me kursin që do të përmbyllet më 15 korrik të këtij viti pas provimeve përfundimtare.