Ka shënuar 3 gola me Tomorin, por sulmuesi Armando Mezini është operuar dhe zyrtarisht do të qëndrojë edhe 5 javë jashtë fushave. Ai dëmtim që pësoi në Vlorë, dy javë më parë ka rezultuar fatal për shënuesin më të mirë të beratasve.
Lojtari ka pësuar frakturë në këmbën e djathtë (konkretisht në dy gishtërinj) dhe është parë e domosdoshme që të kryejë një ndërhyrje kirurgjikalë. Lushnjari do të mungojë në 180 minutat e fundit të këtij viti kalendarik dhe shpresohet që gjatë fazës përgatitore të jetë rikuperuar dhe të rikthehet në fushën e blertë me rifillimin e sezonit.
Momentalisht, 28-vjeçari ndodhet në Spitalin e Lushnjës dhe në gjendje më shumë se të stabilizuar dhe tashmë do të jetë gati vetëm për pjesën e dytë të sezonit.