Kukësi arriti të fitonte2-1 në shtëpi duelin e dytë me Teutën, por kjo nuk mjaftoi për të siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Shqipërisë, pasi durrsakët kanë fituar 2-0 në “Niko Dovana”.

Në këtë sfidë i pati të gjitha. Penallti, karton i kuq dhe 3 gola, por edhe një rast shumë të kontestueshëm nga ana e verilindorëve.

Në një moment gjatë pjesës së dytë të takimit, mbrojtësi i djemve të detit kap për mesi sulmuesin e Kukësit. Gjyqtari Juxhin Xhaja nuk e konsideron ndërhyrje të gabuar duke mos akorduar penallti për vendasit.

Por tashmë lojtarët e Kukësit kanë nisur edhe “ironitë” në rrjetet sociale për këtë episode që sipas tyre duhet të akordohej 11-metërsh. Gjelbrim Taipi nëpërmjet një postimi në “Insta-Story” ka shkruar:

“Arbitri më i mirë i vitit Juxhin Xhaja. Në Europë s’do të ishte as arbitër i katërt”, ka shkruar kapiteni i verilindorëve.