Beselidhja ka bere nje paraqitje shume te mire mbremjen e sotme ne finalen e pare te kampionatit duke mundur Tiranen me rezultatin 93-77 ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit.

Duke folur pas ndeshjes, trajneri shkodran i skuadres lezhjane Afrim Bilali eshte shprehur keshtu per mediat: “Nje fitore shume e bukur, por nuk duhet te fluturojme. Thjesht eshte nje ndeshje e kaluar me sukses, por tani duhet te mendojme per te dyten.

Sot e kishim pergatitur mire ndeshjen, si ne mbrojtje ashtu edhe ne sulm. I kushtuam rendesi markimit te dy lojtareve kryesore te ekipit kundershtar, Hysenagollit dhe Hamatit dhe mendoj se deri diku ia dolem mire. Kuptohet qe gjithmone ka vend per permiresim.

Nuk duhet t’ia leme kurrsesi rastesise ecurine ne ndeshjen tjeter. Po mundohemi te marrim maksimumin nga çdo lojtar dhe duhet te vazhdojme keshtu. Tashme te nisim te mendojme per finalen e dyte ku padiskutim qe perseri do te hyjme ne fushe me objektivin e qarte per ta fituar”./SHKODRA-SPORT.COM/