Fitorja e fundit ndaj Kastriotit dhe nderprerja e kampionatit per shkak te ndeshjeve te kombetares shqiptare, i ka sherbyer per t’u qetesuar te gjithe pjestareve te Vllaznise.

Ata kane kaluar ditet e fundit momente jo pak te lehta, megjithate futbollistet dhe stafi teknik treguan karakter dhe u rikthyen serish aty ku ishin, ne vendin e pare ne renditjen e kampionatit dhe u kualifikuan per ne gjysmefinale te Kupes.

Ne keto rrethana, trajneri Brdariç ka vendosur t’u jape nje “shperblim” futbollisteve te tij, por edhe vetes. Ekipi do te jete pushim deri te enjten sepse u ka dhene mundesine te gjithe lojtareve te shkojne prane familjeve te tyre.

Perfshi ketu edhe futbollistet maqedonas, malazez, boshnjak, por edhe Avdijaj qe ka udhetuar drejt Zvicres. Megjithate nuk ka mbetur pas as vete trajneri Brdariç.

Mesohet se ai mengjesin e sotem ka udhetuar drejt Gjermanise per nje vizite “blic” dhe do te kthehet neser prej andej. Nje vizite e shkurter sa per te takuar familjaret dhe miqte e tij e per t’u kthyer per te vijuar punen me Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/