Vetem pak muaj ekzistence, por FC Basania çdo dite e me shume po na surprizon me te veçantat e saj. Nje e tille eshte bere prezent nga drejtuesit e ketij klubi permes faqes se tyre zyrtare.

Behet fjale per te paren futbolliste e cila eshte rregjistruar me kete Akademi dhe madje ka luajtur para tre ditesh ndeshjen e pare zyrtare, kuptohet duke qene pjese e ekipit te djemve.

Por nga sa behet e ditur, Klarisa Gjinaj nuk do te jete e vetmja vajze prane kesaj Akademie sepse shume shpejt do te krijohen edhe ekipet e femrave prane FC Basania. Kjo behet e ditur nga vete klubi ne njoftimin e tij ku shkruan:

“Ditë e veçante për ne!!!

20 Marsi 2021 do të mbahet mend në Akademinë e Basania FC ,si dita e parë e prezantimit dhe aktivizimit në nje ndeshje zyrtare të së parës vajzë pjesë e Akademisë Basania FC.

Suksese Klarisa Gjinaj, pionerja e parë e futbollisteve femra të Basania FC.

Duke u rikthyer pas në vite, sjellim në vëmendje përmes KFF Jubani, ndër të parat vajza që thyen tabu dhe u bënë flamurtare për futbollin e femrave në Shqipëri ishin edhe nga zona jone. Mustafa, Rrotani, Rrotaj dhe Muçejani përfaqësuan denjësisht jo vetëm veten por edhe krejt zonën.

20.3.2021 është edhe dita e bërjes publike të projektit që në të ardhmen e afërt të prezantohemi dhe të konkurojmë edhe me ekipet e femrave.

Basania FC, e vetmja Akademi ku fëmijët nuk paguajnë.

Vajza të zonës dhe jo vetëm, Basania FC derë e hapur për ju.

Basania FC, Akademia ku qytetaria dhe civilizimi janë prioritet.

Basania FC ju mirëpret ngrohtësisht dhe me dashamirësi”.