Kastrioti humbi sot 1-3 me Vllazninë për javën e 36 dhe të fundit të Superligës. Me sezonin e shpëtuar pa play-off dhe me gjysmën e dytë të sezonit të shkëlqyer, duket se trajneri i Kastriotit Emiljano Çela do rinovojë për ekipin, teksa 36 vjeçari pas ndeshjes ka thënë se do flasë me drejtuesit.
“Edhe sot luajtem ndaj nje ekipi që kishte objektiva në vetvete e keshtu na ka ndodhur edhe ne ndeshjet e tjera ne keto javet e fundit. Gjithsesi, ne objektivin e kemi arritur prej gjashtë javësh. Të gjithë e dinë që kemi bërë diçka të jashtëzakonshme duke shpëtuar pa ‘play-off’ gjashtë javë përpara, madhështore!
Më vjen mirë që i shoh çunat duke u rritur dita ditës nga ana profesionale, duke punuar dhe duke luftuar. Jam shumë i lumtur. Shpresoj që klubi të vazhdojë me këtë mënyrë profesionalizmi dhe me këtë mënyrë pune.
Lojtarëve u komunikoj gjithmonë se si të sillen, brenda dhe jashtë fushës. Rëndësi ka që të jenë kokulur, të mbajnë stërvitshmëritë dhe të përmirësohen, pasi futbolli asnjëherë nuk ka fund.
E ardhmja? Nuk kam asgjë për të thënë me këtë gjë, sinqerisht. Po pres të takohem me drejtuesit dhe të vendosim se çfarë do bëjmë për të ardhmen”, deklaroi Çela.